Shpërthimi në Shkodër në godinen e shoqatës serbo-malazeze…

0
1312

Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në ndërtesën ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një ndërtesë dy katëshe në lagjen “Rus”, ku në katin e parë janë dyqane dhe në katin e dytë është selia e shoqatës së pakicave serbe. Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli. Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Hetimet e mëtejshme do sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje për këto deklarata apo për një krim ordiner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here