Vasili: Rama kerkon t’iu rrembeje futbollin shqiptareve, arsyeja eshte…

0
765

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do t’iu rrëmbejë futbollin shqiptarëve pasi kërkon të bëhet edhe President i FSHF-së.

 

 

Duke iu referuar kandidimit për president të FSHF-së të socialistit Bashkim Fino, Vasili thotë se Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij.

Ai kujton kodin e FIFA-s që e ndalon ndikimin e qeverisë në futboll.

STATUSI I VASILIT
Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Edi Rama do që t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që iu ka mbetur atyre.
Ashtu si përbindëshat gjakatarë politikë të Afrikës së Zezë, që ishin edhe presidentë edhe kryeministra edhe kryetarë parlamentesh edhe presidentë të Futbollit ashtu edhe Edi Rama do që të gllabërojë edhe futbollin.
Ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll.
Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij.
Shqipëria e sukseseve më të mëdha aktuale historike në futboll është më e rrezikuar se kurrë.
Statuti i FIFA-s është i qartë dhe i kristaltë.
Lexojeni dhe kuptojeni se çfarë e pret Shqipërinë në futboll pas rrëmbimit të federatës nga Kryeministri i trafiqeve.
“Political neutrality and prevention of any form of government interference
FIFA’s general principles of political neutrality and the prevention of any form of government
interference and, in particular, the obligation imposed by art. 14 of the FIFA Code of Ethics on FIFA

Vasili fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here