BE per vitin 2018, 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri

0
838

Bashkimi Europian po vendos në fokus jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sektori i ujit e kanalizimeve do të jetë prioritar për BE në vitin 2018.

Në peizazhin e Shqipërisë, në banesa dhe qendra biznesi, në qytete dhe fshatra shfaqen ende depozita metalike apo plastike uji. Uji i pastër vazhdon të vijë me orar, në një pjesë të mire të territorit 2 apo 3 herë në ditë. Kur ai vjen depozitat mbushen, njerëzit dhe bizneset plotësojnë nevojat e tyre të përditshme dhe presin orarin e radhës për të vazhduar jetën. Një situatë kjo që bie ndesh me nivelin e kushteve të jetesës së një vendi që synon të përafrohet sa më shpejt dhe sa më shumë me BE si Shqipëria.

2018- BE 24 milionë Euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet

Ndryshimi i situatës është pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të qeverisë së Tiranës. Realizimi i saj mbështetet fuqimisht nga BE dhe vendet e tij anëtare. Burime zyrtare nga delegacioni i BE pohojnë për Dë se viti 2018 do të jetë një vit ku sektori i ujit dhe kanalizimeve do të jetë prioritar për BE duke vijuar vëmendjen ndaj furnizimit me ujë të pijshëm, sektorit te kanalizimeve dhe trajtimit te ujrave të zeza në rajonet bregdetare, ku në 10 vitet e fundit ka kontribuar me 110 milion Euro.Në sajë të kësaj mbështetjeje dhe në bashkëpunim me Kfë gjermane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në qytetet Fier, Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë është rinovuar infrastruktura e ujit dhe këto qytete janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë.

BE po planifikon një program të ri investimi në sektorin e ujit dhe kanalizimeve me një kontribut  prej 24 milion Eurosh në partneritet përsëri me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane. Duke vlerësuar kapacitetet operative dhe aftësitë profesionale, si  përbërës thelbësorë për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët , BE do të vërë në dispozicion të tyre gjatë 2018-ës një grant tjetër prej 4 milionë Eurosh për menaxhimin e integruar të ujit dhe ujërave të zeza, në partneritet me qeverinë gjermane dhe zvicerane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here