Presidenti i Armand Duka, i ftuar në emisonin Fair Play në News24, ka folur për zgjedhjet e federatës së futbollit. Presidenti aktual dhe kandidati në garën për kreun e FSHF ka folur edhe për raportin e tij me rivalin e tij për kreun e FSHF.
“Ka kohë që nuk kam patur kontake direkte apo telefonike me Bashkim Finon. Hera e fundit ku kam pasur kontakt ka qenë kur ai ka qenë i pranishëm në një ndeshje në vitin 2016. Nuk e konsideroj fakt negativ apo pozitiv se nuk më kontaktuar se kandidojë për kreun e federatës. Unë me Bashkimin nuk kemi një afrimitet kaq të madh, thjesht kemi kryer shkollën bashkë dhe unë kam qenë një qytetar i këtij vendi kur ai ka qenë kryeministër”, u shpreh Duka.