I gjithë vendi ditën e sotme është zgjuar me reshje shiu dhe në zonat malore ato kanë marrë formën e borës. Ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, të dobëta deri mesatare, në disa qarqe lokalisht deri intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
IGJEUM parashikon: Reshjet do të jenë në formën e dëborës mbi 500 m mbi nivelin e detit, në veri-lindje në zona të kufizuara edhe me poshtë se ky nivel.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 11 °C
në vendet malore: -1 °C / 5 °C.
Era pritet e lehtë, ndersa në bregdet deri mesatare.