“Na hoqën se s’paguanim shefin e kufirit”, Berisha publikon mesazhin e policit të Rinasit: Ja çfarë po ndodh

0
829

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një polici dixhital që flet për korrupsion në Komisariatin e Rinasit.

Sipas denoncuesit, nga ky Komisariat janë larguar 15 punonjës sepse nuk paguanin këstet mujore tek shefi i kufirit. Madje mesazhdërguesi flet edhe për persona që kalohen në Rinas pa regjistruar fare.

Ndërsa Berisha shkruan se kjo është siguria në Rinas.

STATUSI I BERISHËS
Kjo është siguria në komisariatin e Rinasit. Gjoba e ryshfete për kalime të pa regjistruara!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
“Pershendetje doktor , mbreme ka qarkulliar nje lajm ne media qe jan larguar nga komisariati rinasit rreth 15 punonjes policie per arsye te performances se dobet ne pune, unë jam njeri nga këta punonjës te larguar dhe e vërteta është qe s’janë larguar për arsye te performances se dobët ne pune pas selektimi i këtyre punonjësve është bere nga shefi kufirit Gramoz Lala dhe janë larguar te gjithë ata punonjës te cilët nuk paguanin këstet mujore te ky zotëria, pasi kjo është puna qe behet ne Rinas ku kanë mbajtur ata punonjës policie te cilët janë te zhytur ne korrupsion dhe ndajnë pazaret mes tyre, mjafton t’u kontrollohet sistemi dhe dalin te gjithë personat qe janë kaluar pa regjistruar fare dhe kur i kthejnë nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa përmendur qe sa janë kthyer dhe i mbajnë te fshehtë se paguajnë haraçin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here