“O kryeministër a ke veshë të dëgjosh”, Vasili: Rama i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi

0
662

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka përdorur sot një deklaratë të Kryeprokurores Arta Marku për të akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka minuar reformën në drejtësi dhe integrimin europian.

Vasili thotë se Prokurorja e Përgjithshme ka deklaruar sot gjatë takimit me gazetarët se ka boshllëqe ligjore në zgjedhjen e prokurorit, por sipas tij Kushtetuta flet qartë se këto boshllëqe i plotëson Kuvendi duke ndryshuar ligjet dhe jo krueministri e as interpretimet në anglisht.

STATUSI I VASILIT
Kryeministri minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit.
Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetarët, në mënyrë korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit.

O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh.
Ka boshllëqe ligjore.

Kushtetuta flet qartë e prerë se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë me votë duke ndryshuar ligjet.

Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrezuan shtetin në 18 dhjetor.

Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”.

Vasili fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here