Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim sot me ambasadorin britanik në vendin tonë Duncan Norman. Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta por nuk ka ende informacione për çfarë është diskutuar mes Xhafajt dhe Norman.
Kujtojmë se dje ambasadori britanik zhvilloi një takim me kryeprokuroren Arta Marku ku u diskutua për luftën kundër krimit
Norman shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe plotësimin e reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetting-ut.