Vrasja e Oliver Ivanovic në Mitrovicë, Presidenti Meta bën thirrje për qetësi

0
686

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Sakaq, Kreu i Shtetit shqiptar bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here