Tuesday, May 28, 2024
Home Politikë Bushati: 2018-ta, përcaktues për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Bushati: 2018-ta, përcaktues për Shqipërinë dhe Maqedoninë

0
593

Ministri për Punët e Jashtme dhe Integrim, Ditmir Bushati tha se viti 2018 është një vit përcaktues në rrugën e mëtejshme integruese për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në konferencën e përbashkët me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani Bushati tha se qytetarët e dy shteteve kanë pritshmëri të shumta.

Bushati: Si ne ashtu dhe Maqedonia presim që 2018 të jetë një vit përcaktues për rrugën tonë të mëtejshme në procesin e integrimit europian. Shpresojmë që për Maqedoninë të jetë edhe përsa i përket  procesit të anëtarësimit në NATO. Kjo pritshmëri e jona bazohet ne stadin e reformave, përpjekjet që kemi bërë gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu këto pritshmëri bazohen edhe mbi pritshmëritë që kanë qytetarët tanë që janë nxitësit kryesore të reformave që ne kemi ndërmarrë.

Edhe zv/kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani theksoi dy janë prioritetet e Maqedonisë, integrimi në BE dhe NATO. Osmani streategjia e Europës për Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë kredibile pa Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Osmani: Maqedonia dhe Shqipëria gjenden përpara sfidave historike. Ne në Maqedoni 2018 e kemi shpallur një dritare të artë të oportunitetit për të bërë një hap drejt integrimit në BE dhe në NATO. Kemi disa pika të rëndësishme në 2018, e para është ajo e strategjisë për zgjerim e titulluar strategji kredibile  për Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji nuk mund të jetë kredibile pa pasur Maqedoninë dhe Shqipërinë brenda në të. Rajoni duhet të rrugëtojë bashkë në këtë proces bazuar në meritat e secilit shtetit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here