Friday, April 26, 2024
Home Kulturë Viti i Skëndërbeut, ekspozitë në nder të heroit kombëtar

Viti i Skëndërbeut, ekspozitë në nder të heroit kombëtar

0
656

Në kremtim të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Pallatin e Brigadave është organizuar një ekspozitë e veçantë në nder të heroit kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij me një mesazh të Atit të Shenjtë të dhënë për shqiptarët

Edi Rama: “Falenderoj Atin e Shenjtë për fjalët më të cilat na përshkruan si tokë dhe si komb: Nuk mund të mos ndjejmë një krenari të përligjur për të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e këtij vendi.”

Edhe pse në një situatë tensioni politik, në ceremoni ka marrë pjesë dhe presidenti Ilir Meta, përfaqësues të komuniteteve fetare por dhe figura të tjera të artit e politikës shqiptare. Teksa Rama e ka vënë theksin në rolin e Skënderbeut në emancipimin dhe evropianizimin e shqiptarëve

Edi Rama: “Gjergj Kastroti tejçonte një fuqi karizmatike që imponoi të gjitha shqisat. Oratori i dukeshës së Mantovës në Romës ngutet tek e sheh për herë të parë në dhjetorin e 1466 ngutet të raportojë jo fjalët por imazhin që iu gdhend në kujtesë. Një burrë i motçëm, jo i kapërdisur me një dinjitet të sigurtë që kurrëfarë gjëje nuk i detyrohej pozave solemne apo veshjeve të çmuara.”

Për Ramën një vlerë të madhe kanë arbëreshët

Edi Rama“Që gjendemi sot të gjithë këtu së bashku dhe ku 150 arbëreshë të cilët në çdo rajon të Italisë ku jetojn trungu më i motçëm i diasporës sonë kanë ardhur në tokën mëmë për të ndëruar figurën që gazmoi mbijetesën dhe krenarinë e tyre shekullore si arbërorë.”  

Pjesëmarresit janë njohur nga afër nga fakte, portrete dhe dorëshkrime mbi heroin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here