Deputeti i LSI shpreh ngushellimet: Ndarja nga jeta e Jonuz Musliut humbje e madhe

0
683

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

Luan Rama: Është ndarë nga jeta Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, njëherësh edhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit!

Është një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës!

Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor bashkëshortes së tij dhe tre djemve; Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit si dhe te gjithë shokëve e miqve të Jonuzit!

U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here