FSHF ndryshon kalendarin e Superiores dhe Kupës, java e 17 luhet më 26 janar

0
780

Klubet e Kategorisë Superiore janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit për rifillimin e kampionatit. FSHF ndërkohë ka ndryshuar sërish kalendarin e ndeshjeve të javës së 17.

Në një njoftim të bërë në portalin zyrtar, institucioni më i rëndësishëm i futbollit shqiptar ka njoftuar se ndeshjet do të luhet një ditë më parë.

Ka një ndryshim kalendari sa i përket ndeshjeve të Superiores, teksa të gjitha ndeshjet e kampionatit do të luhen në datën 26 janar, pasi policia e shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë për datën 27 janar. Ndërsa turi çerekfinal në Kupën e Shqipërisë, do të luajë ndeshjet në datën 31 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here