Thursday, May 2, 2024
Home Politikë LSI i përgjigjet Lu për Prokurorin, Vasili: Komisioni i Venecias kërkon konsensus

LSI i përgjigjet Lu për Prokurorin, Vasili: Komisioni i Venecias kërkon konsensus

0
611

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur ambasadorit amerikan Donald  Lu për çështjen e kryeprokurorit. Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në facebook thotë se Komisioni i Venecias ka kërkua kKonsensus  dhe përjashtimin e emërimeve tëresisht politike.

Reagimi i Petrit Vasilit

Komisioni i Venecias ka folur qartë ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.

Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.

Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:

Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.

Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here