Zbardhet axhenda e bisedimeve, Kotzias dhe ministrit Bushati

0
720

Zbardhet axhenda e bisedimeve midis ministrit të jashtëm grek Kotzias dhe ministrit Bushati.

Ky takim i tyre synon të mbyllë të gjitha çështjet problematike dypalëshe.

Axhenda është zbardhur dhe sipas saj mësohet se Tsipras i ka kërkuar Kotzias të kthehet me një marrëveshje të dakordësuar pasi pritet që do të firmoset në takimin Rama-Tsipras që do të mbahet në muajin prill. Në prill pritet të firmoset marrëveshja për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sakaq, në axhendën e takimit Kotzias-Bushati,  mësohet se dita e parë e bisedimeve do të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezë do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në grup të vendit. Pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Kotzias është shprehur kundër ligjit të luftës mes dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here