Fino: Me vjen keq qe futbolli eshte drejtuar nga shoqata fantazme

0
772

Bashkim Fino, kandidati për kreun e FSHF-së që do të zgjidhet më 7 shkurt, me anë të një statusi në rrjetet shkruan se pastërtia dhe drejtësia janë pikat kryesore të platformës së tij.

 

 

Ashtu siç pat denoncuar më parë, Fino këtë herë shprehet se ndihet keq që futbolli në këto vite është drejtuar nga shoqata fantazmë.

Statusi i Finos

Sqarim për keqdashësit e futbollit

Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: – “Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata”. Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here