Sot 21 janar, çfarë ndodhi 7 vjet më parë…

0
966

 

Protesta e 21 janarit 2011 është padyshim një nga protestat më të përgjakshme, ku 4 persona humbën jetën. 4 protestues të Partisë Socilaiste u vranë nga Garda e Republikës, në Bulevardin “Dëshmorët e  Kombit”, përpara Kryeministrisë.

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minita fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë.

Sakaq, efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara.

Në këtë moment ata tentuan të hipin në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë e protestueve hipën edhe mbi godinën e Piramidës ku godisnin nga aty me pllaka guri. Nga shumë sulme efektivët e Gardës pësuan një sërë dëmtimesh fizike. Pas kësaj Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër, shkruan newsbomb.al.

Në këtë moment një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.

Ishte ora 16:10 ku në Kryeminsiti u dëgjuan të shtëna armësh, ku më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nga Kryeministia drejt turmës së protestuesve. Si pasojë humbën jetën Zyver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj.

Ndërsa nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës ku lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

155043.jpg

155041.jpg

21janari3.jpg21_janari.jpg

protesta212.jpg

20150121_144700_21011514-4_2moO2BB.gif

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here