Arta Marku fshin çdo gjurmë të Llallës: Ndryshon struktura e Prokurorisë së Përgjithshme

0
1182
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Arta Marku e vendosur në krye të akuzës shqiptare një muaj më parë (18 Dhjetor 2018) u tha se do të ishte një kryeprokurore e përkohshme që nuk do të kishte ndonjë rol të madh. Por brenda një muaji ajo ka fshirë çdo gjurmë të paraardhësit të saj Adriatik Llalla, duke larguar si fillim të besuarit e tij apo duke i transferuar dhe sëfundmi duke ndryshuar gjithë strukturën e organit në akuzës.

Struktura e re e Prokurorisë së Përgjithshme do të përbëhet nga katër drejtori, raporton televizioni “Report Tv”. Kushdo që punon në shtet e di se me ndryshim strukture është shumë e thjeshtë të largosh njerëz dhe të marrësh të dëshiruarit.

Kësisoj do të shkrihet Drejtoria e Hetimit, pasi me ligjin e ri prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.

Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re të Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme

Drejtoria Gjyqësore

Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve

Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve

Drejtoria e Inspektimit

Ndërkohë, mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here