Britani, katër shqiptarë kapen të paligjshëm, rrezikojnë kthimin në atdhe.

0
1271

Katër shqiptare të cilet jetonin në menyre të paligjshme kanë rënë në prangat e policisë së emigracionit pasi oficeret bastisën një restorant në Evensham. Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë shqiptarë, tre prej tyre të moshës 27­vjeç dhe një 25­vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britani te Madhe.

Tre prej tyre rrezikojne dëbimin, ndërsa i katërti po merret në shqyrtim si rast. Mesohet se autoritetet kishin informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes, më 19 Janar bastisen restorantin ku nga kontrolli u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani, shkruan Panorama.
Restoranti Casa la cucina italiana, në Vine Street ku punonin 4 shqiptaret tani rrezikon një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here