Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancën plenare të radhës e cila ka dhjetë pika në rendin e ditës.
Pjesë e çështjeve që pritet të diskutohen janë edhe miratimi në bllok i listave të kandidatëve për KLP dhe KLGJ, një çështje e cila ditët e fundit është bërë shkak për debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Në rendin e ditës është edhe çështja e emërimit të një anëtari të bordit të mbikqyrjes financiare por edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.
Në seancë priten debate mes mazhorancës dhe opozitës e cila ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër qeverisë më 27 janar.