Panariti: S’mund të koncesionojmë sigurinë ushqimore të shqiptarëve

0
768

Një debat mes është hapur në parlament midis ish Misnistrit të bujqësisë Edmond Panariti dhe atij aktual Peleshi.

Panariti deklaron se janë disa organizata jo fitimprurëse si Alban Zusi dhe shumë të tjerë që kanë kërkuar të marrin me koncesion garancinë e sigurisë ushqimore nga ministri aktual i Bujqësisë. Ish ministri Panariti thotë se “Nuk do jua japim privatëve kontrollin e sigurisë ushqimore”.

Ai shprehet se “do të kishte Pasoja katastrofave në qoftë se 2-3 grupe monopoliste kërkojnë të autocertifikohen dhe të certifikojnë të tjerët duke vendosur rregullat e lojës e duke nxjerrë jashtë loje bizneset e vogla. Një biznes ushqimor është në konflikt interesi, ndaj nuk mund tja delegojmë privatit, sidomos atyre që operojnë në fushën ushqimore”.

Kur qeverisë shqiptare t’i vije ky propozim të thotë jo faleminderit. Të mos japim me koncesion shëndetin dhe sigurinë ushqimore të shqiptarëve” e mbyll ai.

Ndërsa Peleshi nuk e pranon se kanë në shqyrtim asnjë koncesion për sigurinë ushqimore edhe pse ka pasur një propozim por është injoruar nga ministria.

Janë tema që bëhen për të përhapur tymnaja. S’bëhet fjalë për të monopolizuar apo koncesionuar sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore është sektori me më pak arritje në 20 e ca vjet.  Zoti Panariti ndoshta është nisur për mire e i ka dalë për keq. Matrikullimi dhe vaksinimi i janë dhënë privatëve nga Panariti. Atëherë ka filluar privatizimi. Jo tani!” i kundërpërgjigjet ministri Peleshi, Panaritit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here