Sekuestrohet gomonia me 8 milionë euro drogë, arrestohen trafikantët shqiptarë

0
702
GdF Bari, sequestro 900 chili marijuana

Gruardia Di Finanza sekuestroi sot një skaf që dyshohet se vinte nga Shqipëria, brenda të cilit kishte 900 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se mjeti i lundrimit u kap në Bari, ndërkohë që në pranga ranë dy skafistët.

 

 

Guardia di Finanza teksa patrullonte vazhdimisht në Adriatik, kanë pikasur pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje.

Pas kapjen, në mjet u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa vlera e saj ishte mbi 8 milionë euro. Kontrabandistët, dy shqiptarë 39 dhe 52 vjeç, ndonëse tentuan të arratiseshin, u kapën pak çaste më vonë në një banesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here