Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së pak minuta para orës 10:00, ndërsa është takuar me disa dhjetra të rinj që ndodheshin në oborrin e selisë së partisë më të madhe të opozitës.
Basha i ka përshëndetur qytetarët me dy gishta lart dhe më pas personalisht nga afër.
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do të jetë në protestë bashkë me familjen e tij, duke u shprehur se protesta do të jetë paqësore.