Vasili:PD-LSI do vijojnë protestat raport të kushtëzuar në Kuvend

0
669

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se protesta e sotme e opozitës ishte ndër më të mëdhat në këto vite demokraci, pasi sipas tij, qeveria është e inkriminuar thellë me krimin dhe trafiqet.

“Nga sot ka një marrëdhënie krejt tjetër, që lidhet me zbatimin e vullnetit të qytetarëve që e shprehën në protestë. Ne nuk duam asnjë kompromis me një qeveri qe vjedh e shpërdoron. Në Parlament do të jetë një marrëdhënie e kushtëzuar. Ju kemi bërë thirrje institucioneve evropiane të ecim me negociatat për të shtuar kontrollin ndaj kësaj qeverie, që nuk e do integrimin evropian. Fryma e protestës e shtrirë në të gjithë territorin do të vazhdojnë të jenë në komunikim me ne, kudo ku ka padrejtësi madhore. Siç është ngjarja shumë e rëndë e inceneratorit. Janë mijëra ngjarje të rënda dhe jemi të gjithë në këmbë për të komunikuar. S’ka frymë, por protestë edhe në vazhdim. Protesta vazhdon dhe do të shpërndahet në të gjithë territorin”, deklaroi Vasili.

Më tej, ai ironizoi ‘platformën bashkëqeverisëse’ të qeverisë, teksa tha se deri më tani Rama ka bërtitur për aleancë me popullin, por ky i fundit doli në protestë me opozitën.

“Qeveria ka bërtitur për aleancë me popullin, populli doli në protestë. Ishte një ndër protestat më të mëdha në këto vite, pasi qeveria është inkriminuar thellë me krimin dhe trafiqet. Kjo ka krijuar këtë zemërat shumë të madhe të qytetarëve. Sot qeveria po përballet me atë çfarë mund të prodhojë një qeveri trafiqesh. Ky është një mesazh shumë i fortë që shkon për atë që u vodh më 25 qershor”, tha më tej Vasili.

Nuk është problem të sjellësh mijëra njerëz në shesh, por pse duhet të bjerë qeveria?
Zemërata mbarëpopullore është kambanë e tmerrshme alarmi për qeverinë e përzier dhe bërë një me krimin. Populli është i zemëruar me qeverisjen që ka në krye. Ky mekanizëm funksionon në të gjithë globin.

Protestat mbarëpopullore kthyen vendin në normalitet edhe në vitin 1996. Ky zemërim i madh popullor, që ka shkuar në palcën e kockës për shkak të varfërisë, nuk mund të suportohet më. Qeveria po bën grabitje pa fund ndaj qytetarëve. Është një situatë nga më të rëndat, ndaj populli ishte sot i tëri në këmbë.

Si do shkoni ju te qëllimi juaj?
Mijëra njerëz nuk janë thjesht mobilizim politik, por është pikërisht zemërata e qytetarëve që e bën kaq madhështore këtë protestë.

Parlamenti?
Raport të kushtëzuar, sipas rrethanave do të ketë qëndrime të caktuara. Sa i takon procesit të KLP dhe KLGJ, qeveria duhet rrëzuar. Sot Reforma në Drejtësi është pothuajse e vdekur. Arritëm deri në atë pikë sa kjo drejtësi nuk ekziston më.

ONM përbëhet nga juristë amerikanë dhe evropianë me integritet shumë të lartë. Ky do të ishte garancia e integritetit të procesit. Emrat që ONM i paraqiti që nuk duhet të jenë, këta i futën, me ca Vasilika, Ulsi Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here