Bujar Nishani komenton pasardhësin e tij në Presidencë, si e sheh Ilir Metën si Kryetar Shteti

0
705
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar pasardhësin e tij në institucionin e Presidencës. Nishani thotë se Ilir Meta deri të tani është treguar një Kryetar Shteti institucional dhe korrekt.

“Për mua, Ilir Meta është një kryetar shteti institucional dhe korrekt. Besoj se Meta me eksperiencën e tij politike që ka, kontributet që ka dhënë, dhe mënyrën sesi i kupton përgjegjësitë institucionale, do të vazhdojë të jetë i tillë. Unë nuk e komentoj Presidentin, por meqë ju më pyetet, po them se besoj se Meta do të demonstrojë një qëndrim korrekt, institucional dhe kushtetues”, u shpreh Nishani.

I pyetur nëse e sheh reagimin e Presidentit Meta ndaj qëndrimeve politike të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, Nishani tha se:“Institucioni i Presidentit nuk ka pse të ndikohet nga qëndrimet politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here