Tuesday, May 21, 2024
Home Politikë Marshimi i opozitës, Berisha flet për mbi 500 mijë pjesëmarrës

Marshimi i opozitës, Berisha flet për mbi 500 mijë pjesëmarrës

0
676

Ajo që mbetet për të vlerësuar nga protesta e opozitës është pjesëmarrja.  Sa ka qenë numri i qytetarëve që iu përgjigjen thirrjes së opozitës për të dalë në shesh?

Në lidhje me këtë ende nuk ka një shifër zyrtare për pjesëmarrje, por aludimet e para kanë filluar të qarkullojnë.

DW në shqip në një shkrim të saj, referuar burimeve nga PD, thotë se “pjesëmarrja ishte  30 herë më shumë duke e çuar shifrën në 300 mijë vetë”.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në facebook thotë se qytetarët në shesh ishin mbi 500 mijë.

“Foto e jashtezakonshme e dronit te Narkopolicise, te mbi 500 mije protestusve, qe tmerroi deri ne palce dhe bukosi Noriegen dhe kliken e tij! Nderim te madh qytetareve qe ngriten ne Tirane tsunamin e shpreses dhe te fitores!”, shkruan Sali Berisha.

Policia e Shtetit nga ana e saj nuk ka dhënë asnjë shifër zyrtare për pjesëmarrje.  Kurse ministria e Brendshme në një njoftim për mediat  bëri me dije se “policia e shtetit ia doli mbanë të administrojë lëvizjen në akset rrugore të 70 autobuzëve dhe 90 minibuzëve, furgonave dhe automjeteve të tjera që sollën nga 12 qarqet e vendit protestuesit në Tiranë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here