Përshkallëzim protestash deri në mosbindje, skenari i opozitës

0
681

Protesta e 27 janarit ishte testi i parë i aleancës mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy partitë janë bashkuar në një front për të rrëzuar Edi Ramën. Përpos të tjerave, protesta e djeshme certifikoi aleancën e re politike PD-LSI përballë PS. Me shumë gjasa, PD dhe LSI po shkojnë drejt një aleance zgjedhore.

Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës kanë zbuluar edhe skenarin në vijim, i cili parashikon përshkallëzim protestash deri në mosbindje civile. Skenari parashikon zhvillimin e protestave në rrethe, për të kulmuar me një tjetër protestë të madhe në Tiranë, me gjasë në fillim në pranverë.

Po ashtu, opozita pritet të kushtëzojë edhe raportet me Kuvendin. Protesta e djeshme në Tiranë në orën 12:00 e opozitës së bashkuar zgjati 90 minuta, ndërsa u shënuan vetëm disa incidente të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here