Vaj hashashi drejt Greqisë, policia ndalon tre persona, ja ku e kishin fshehur…

0
863

Policia Kufitare ka sekuestruar 929 gramë vaj hashashi dhe ka arrestuar një person si pjesë e luftës kundër trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga ra transportuesi, si dhe u ndaluan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Kastriot Islami, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë.

56da2da4-df25-4c47-a75b-2d64eff0d9aa

Më datë 27.01.2018, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i cili udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë, poshtë xhupit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :

• Ruli Sotiri, 38 vjeç, banues në Maliq.

• Ervin (Erjon) Gjoni, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here