Itali, përplaset me trafikndarësen shqiptari humb jetën tragjikisht

0
1557

Aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një shqiptari në lokalitetin Castaglione në Itali. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ngjarja tragjike i ka marrë jetën shtetasit me origjinë shqiptare, Vincenzo Halili, i moshës 25 vjeç.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Sipas raportimeve, Halili ishte vetë në drejtim të automjetit.

Shkak për aksidentin është bërë dalja nga rruga dhe më tej përplasja me trafikndarësen. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipeve të emergjencës në vendin e ngjarjes të cilat në orët në vijim bënë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identitetin e viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here