Ministri Klosi lëshon në qiell, 300 gardelinat që po trafikoheshin

0
1243

300 gardelina kanë dalë nga kafazi dhe janë lëshuar në fluturim të çliruara nga trafikantët.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka publikuar në Fb, videon e 300 gardelinave që u lëshuan të lira në Pyllin e Fazanëve në Maliq, vetëm dy ditë pasi u sekuestruan në doganën e Kapshticës.

“Gjetja e tyre ishte një bashkëpunim i shkëlqyer mes qytetarëve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Policisë e shtetit, – tha Klosi. – Fauna e egër e vendit tonë  është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here