Reforma e ujit, qeveria u jep edhe një muaj afat familjarëve

0
625

Abonentët familjarët do të kenë edhe një muaj afat për të legalizuar lidhjet e paligjshme të ujit. Vendimi u njoftua në një deklaratë për mediat nga ministri Gjiknuri mesditën e sotme. Ai deklaroi se familjarëve po u jepet edhe një mundësi e dytë që të vetëdisiplinohen.

“Kemi vendosur që të zgjasin edhe një muaj afatin për konsumatorët familjarë për vetëdisiplinim për më shumë kohë për aktmarrëveshjet dhe formalizim. Vendimi është marrë vetëm për familjarët dhe jo për bizneset. Kjo pasi familjarët janë më të shumtë në numër në krahasim me bizneset që kanë administratë dhe mund t’i mbyllin më shpejt procedurat. Pra deri në 28 shkurt abonentët familjarët kanë kohë për të lidhur kontratat” deklaroi ai.

Përsa i përket rezultateve të reformës deri tani, ministri dha shifra optimiste. “9 mijë kontrata të reja dhe 4 mijë në proces, 26 mijë matësa uji të lidhur. Janë lëshuar 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të vjetra” deklaroi ai. Qeveria vendosi datën 1 shkurt nisjen e aksionit kundër vjedhjes së ujit, por tashmë familjarët kanë edhe një muaj afat, ndërsa ashtu sikur deklaroi Rama sot, aksioni do të nisë me biznesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here