Lubonja: Hapja e negociatave, interesi i vetëm i Ramës

0
746

Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama po përpiqet të sigurojë një “sukses politik”, me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Në funksion të kësaj i sheh edhe negociatat e Shqipërisë me Greqinë për çështjet e mbetura pezull.

 

 Lubonja thotë se “kryeministri Rama është i gatshëm “ta shesë” çështjen për detin dhe Çamërinë vetëm që të marrë një ok për hapjen e negociatave”.

 

“Ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit. Ai duhet të thoshte se çfarë po bisedohet, jo siç e bën Ra gjithnjë që prisni se çfarë do të bëjmë dhe nuk bën asgjë. E fyt pykën dhe pastaj ne nuk kemi se ç’i bëjmë.

Nuk del Bushati të thotë se për çfarë u bisedua me homologun grek. Gënjejnë përditë. E përgënjeshtrojnë të nesërmen atë që thonë një ditë më parë. Nuk është se ne po humbim vetëm disa milje, ne po humbim Shqipërinë.

Rama është i gatshëm “ta shesë” Çamërinë dhe detin vetëm që të marrë një ok që t’ju thotë shqiptarëve unë nisa negociatat me BE. Pra i duhet një sukses i tillë”, tha Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here