Njihuni me fshatin zviceran që të paguan 21,500 euro nëse shkoni aty për të jetuar

0
1375

Vendi zviceran Albinen, i vendosur në kantonin Valais, është një fshat i vërtetë nga përrallat dhe autoritetet e këtij vendi vendosën të ofrojnë 21,500 euro për secilin person që shkom për të jetuar aty.

 

 

Kjo është një politikë, e cila vitin e kaluar entuziazmoi banorët e Evropës, dhe të cilën qeveria e qytetit në dhjetor 2017 vendosi ta zbatojë në mënyrë që të përballen në mënyrë aktive me emigrimin e popullsisë. Megjithëse në këtë fshat ka vila të shumta, të rinjtë po largohen nga fshati, raporton Euronews.

Banorët e fshatit kërkojnë nga autoritetet lokale për të siguruar të ardhmen dhe mbijetesën e fshatit. Plani i këshillave lokale për familjet apo individë, të huajt, të cilët vendosin për të blerë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen, në rrethana të caktuara, marrin dhuratë nga 25.000 franga (21.500 euro) për çdo të rritur në familje dhe një shtesë prej 10.000 franga (8.500 euro) për fëmijë . Një familje me katër persona, sipas këtij propozimi, do të merrte një bonus me vlerë 70.000 franga zvicerane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here