Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.
Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Sipas të njëjtave burime, shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.
Ish deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka qenë eksponenti i parë i opozitës, që bashkoi qëndrimet në Bruksel me Ramën. Bregu u la jashtë listave të PD në zgjedhjet parlamentare, nga Basha, ndërsa u bë pjesë e listës së Ramës, për këtë post shumë të rëndësishëm, që do e kishte zili çdo ministër socialist