Bushati në Danimarkë, merr mbështetjen për çeljen e negociatave me BE-në…

0
573

 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Danimarkë ku është takuar me homologun danez Anders Samuelsen.

Duke konfirmuar mbështetjen e Danimarkës për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, Samuelsen tha se Komisioni Evropian është institucioni më i mirë për të vlerësuar përparimin e Shqipërisë dhe se Danimarka do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Europian në raportin mbi Shqipërinë në muajin prill, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë shqiptare shprehu mirënjohjen ndaj homologut të tij danez për mbështetjen që Danimarka ka dhënë përgjatë viteve për demokratizimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here