Doganat online, drejtoresha Belinda Ikonomi: Lehtësi e madhe për bizneset

0
1126

Kryeministri Edi Rama ka qene sot tek Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore, për të cilat drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi është shprehur se doganat do të modernizohen dhe gjithçka do të kalojë online.

“Po shkojmë drejt doganave pa letra, e cila shmang shumë procedura dhe krijon shumë lehtësira për bizneset”, thotë Ikonomi.

“95% e deklaratave procesohen nga doganieri dhe dokumentacionin tashmë mund ta shohim online dhe kjo është një lehtësi e madhe për biznesin”, shprehet Ikonomi për Report Tv.

“Ky është një projekt pilot dhe do të kërkonim mirëkuptimin nga bizneset pasi mund të ketë edhe problematika, do të ketë fushata ndërgjegjësimi dhe pranojmë çdo sugjerim dhe kritik nga bizneset”, thotë Drejtoresha e Doganave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here