Emerime te tjera ne drejtorite e Shkodres. Nje ish kandidate per deputete per doganat…

0
2038

Teuta Qyteza Shala eshte drejtoresha e re e doganave ne Shkoder. Emerimi ne kete post eshte bere gjate diteve te fundit nga kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoria e pergjithshme e doganave. Por kush eshte Teuta Qyteza Shala ?

Teuta Luigj Qyteza (Shala), u lind në Shkodër, më 05.04.1963, në një familje intelektuale e qytetare. Ajo është e martuar me Leonardin dhe kanë një djalë e një vajzë, Toradin e Silvin. Teuta Qyteza u rrit dhe u edukua në Shkodër, në shkollat “Branko Kadia”, “Jordan Misja” dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, Dega “Sfera e Qarkullimit”, në vitin 1986. Pas studimeve universitare, Teuta Qyteza kreu studimet për Master Profesional në Administrim Publik. Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. Teuta Qyteza ka filluar karrierën e saj duke punuar si ekonomiste pranë Ndërmarrjes Tregtare të Shit-Blerjes 2, Dega Bushat, në vitet 1986-1992. Në vitet 1992-1997, në periudhën e zhvillimit politik e shoqëror të Shqipërisë u angazhua si aktiviste në shoqërinë civile me komunitetin e Shkodrës.

Në vitet 1997-2010 ka punuar si ekonomiste e lartë pranë subjekteve private të fushës së tekstileve, periudhë kjo që, përveç angazhimeve në fushën profesionale, i dha asaj mundësi për t’u njohur dhe angazhuar fort në mbrojtje të interesave të punëmarrësve, duke aderuar në Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë, ku falë kontributit të saj, por edhe mbështetjes që gjeti në radhët e sindikalistëve shkodranë, zgjidhet Zv. Presidente e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, ku shquhet për kontributin në Federatën e Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale në përgjithësi dhe për mbrojtjen e të drejtave të grave në veçanti.

Në vitet 2010-2013 punon si kryetare e Degës së Financës në Shkollën e Mesme Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër, ku dallohet për aftësitë menaxhuese. Në vitet 2013-2017 punon si Specialiste e Analizës së Riskut/Aposterior pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Dega Shkodër, një pozicion që i dha asaj mundësinë për të kontribuar në luftën kundër informalitetit të tregut dhe rritjen e të ardhurave nga doganat. Ajo është angazhuar gjithnjë në debatet qytetare të komunitetit të Shkodrës, duke dashur gjithmonë të ngrejë lart moralin dhe vlerat e qytetit të saj. Në vitin 2017 u ftua nga Partia Socialiste për të përfaqësuar popullin e Qarkut Shkodër në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ftesë e cila u pranua me shumë nderim dhe përgjegjësi prej saj, familjes dhe shoqërisë, mbështetjen e të cilës e gëzon plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here