U dorëhoq nga Kushtetuesja, dosjet që hetoi Besnik Imeraj

0
822

Zbulohen të tjera detaje nga dorëheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.Besnik Imeraj ka i paraqitur dorëheqjen kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjas.

 

 

Ky i fundit ka mbledhur menjëherë trupën e gjyqtarëve ku ka pranuar dorëheqjen si dhe ka informuar Presidentin Ilir Meta.

Besnik Imeraj është një gjyqtar me karrierë të gjatë në radhët e drejtësisë, ndërsa në Kushtetuese qëndron që prej marsit të vitit 2013-të e ka gjykuar mjaft dosje të bujshme, përfshi këtu atë të Gërdecit, por edhe atë të Arben Frrokut e Aldo Bares.

Ai rezulton të jetë në treshen e gjyqtarëve që liruan nga akuzat ish-ministrin e Transporteve Lulëzim Basha dhe vartësin e tij Andi Toma në 2013-ën pas akuzave për abuzime në skandalin e rrugës Durrës-Kukës, është liruar nga të gjitha akuzat.

Po ashtu Imeraj ka qënë edhe relator në Kushtetuese për ligjin e Vettingut dhe ndër të parët që kërkuar shqyrtimin e këtij procesi nga Komisioni i Venecias, gjë që shtyu në kohë miratimin e reformës në drejtësi.

Besnik Imeraj është prej vitit 1977 në organet e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, e më pas anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas tetë viteve në Gjykatën e Lartë, Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga ish Presidenti Bujar Nishani ne 22 Mars te vitit 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here