Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Deputetja e LSI, Mehmetaj: Shoku Gramoz dhe diktatori Edi Rama nuk munden...

Deputetja e LSI, Mehmetaj: Shoku Gramoz dhe diktatori Edi Rama nuk munden të ndalojnë opozitën

0
671

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në FB, pas tensioneve në Kuvend.  Ajo thotë se Rama po i pengon opozitës fjalën e lirë në Parlament nëpërmjet ligjit të agjitacion propagandës!.

Reagimi i Kejdi Mehmetaj

Edi Rama i tmeruar përdor atavizmën Ruçi për të prerë fjalën e deputetëve.

Edi Rama i pengon opozitës fjalën e lirë në Parlament nëpërmjet ligjit të agjitacion propagandës!

I frikësuar nga të vërtetat që opozita thotë në parlament dhe nga qindra mijëra qytetarët që kërkojnë ikjen e Edi Ramës, shoku Gramoz ofendon deputetët dhe u heq atyre të drejtën e fjalës.

Askush nuk do të mundet të pengojë opozitën të kryejë detyrën e saj si përçuese e zërit dhe revoltës qytetare. As shoku Gramoz dhe as diktatori Edi Rama nuk munden të ndalojnë opozitën të denoncojë trafikun e drogës që drejton vet kryeministri, të denoncojë largimin e qëllimshëm të Nezer Seitaj, të demaskojë gënjeshtrat mbi marrëveshjen me Greqinë dhe shitjen që Edi Rama do ti bëjë këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here