Luan Rama: Marrëveshja Xhafaj-Marku show mediatik e shkelje e Kushtetutës

0
767
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot para mediave ku ka anatemuar marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

 

 

Luana Rama tha se kjo marrëveshje është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sepse institucionet janë të detyruara të zbatojnë ligjin dhe nuk është e nevojshme një marrëveshje e tillë.

Për më tepër duke cituar fraza të kësaj marrëveshjeje, nënkryetari i LSI-së tha se është bërë edhe për të luftuar korrupsionin kur sipas reformës në drejtësi korrupsionin e heton një Prokurori e posaçme pasi edhe ministria e Brendshme është subjekt hetimi.

Luan Rama kërkoi anulimin e kësaj marrëveshjeje dhe bërjen nul nga nënshkruesit.

PJESË NGA DEKLARATA E LUAN RAMËS
Jemi njohur nga Ministria e Brendshme por edhe përmes mediave se është nënshkruar sot një marrëveshje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe ministrisë së Brendshme që përbën një nonsens ligjor dhe logjik. Nuk ka sens të nënshkruash marrëveshje për të zbatuar ligjin. Kur organet e mësipërme e kanë për detyrë të zbatojnë ligjin. Të nënshkruash marrëveshje për të zbatuar ligjin do të thotë të nënshkruash marrëveshje për të bërë detyrën. Nuk ka marrëveshje mbi ligjin. Institucioni bazë që detyron organet të përmbushin ligjin është Kushtetuta.

Pse është në kundërshtim me Kushtetutën kjo marrëveshje dhe objekti i saj? Sepse Kushtetuta me ndryshimet parashikon që është Prokuroria e Posaçme, në nenin 148 pika 4 e Kushtetutës dhe Njësia e posaçme hetimore për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të korrupsionit. Kushtetuta, tagrin ligjor që të hetojë për veprat e korrupsionit nuk ia ka lënë Prokurorisë së Përgjithshme dhe aq më pak nuk ka tagër të përfshihet Ministria e Brendshme që është edhe subjekt i ligjit. Por këtë atribut ia jep në mënyrë eksplicite, të qartë vetëm prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme hetimore.

Kjo marrëveshje është një show mediatik për të dëshmuar një kapje politike të Prokurorisë së Përgjithshme sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Antikushtetuese, e paligjshme, e frymëzuar politikisht dhe në tërësi një akt që dëshmon injorancë dhe lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike. Në emër të LSI-së dhe në emër të zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit, kërkoj anulimin e kësaj marrëveshje, bërjen e saj nul nga ata që e kanë nënshkruar sepse ligjërisht nuk ka asnjë vlerë. Reforma në drejtësi presupozon autoritet ligjor të institucioneve që ligji iu jep tagrin të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Nëse duam realisht implementimin korrekt të reformës në drejtësi le të krijojmë institucionet sipas frymës së Kushtetutës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here