Takimi i Xhafajt me Markun, deputeti i PD Romeo Gurakuqi: Nuk mund të shkrihen në një MB me organin e hetimit penal…

0
662

 

Ditën e sotme Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një takim që zgjati 50 minuta. Në këtë takim mori pjesë edhe prokurori Besim Hajdarmataj.

Sipas burimeve, palët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit të grupeve kriminale e deri te zyrtarët e lartë.

Nga ana tjetër deputeti i PD Romeo Gurakuqi aludon për një shkrirje të ministrisë së Brendshme dhe organit të hetimit penal. Sipasd Gurakuqit, një gjë e tillë është antikushtetuese.

“Dikush duhet t’ua shpjegoje, Ministrit te Brendshem dhe Prokurores se Pergjithshme, se ata drejtojne institucione te pavarura nga njeri-tjetri. Bashkepunimi mes institucioneve te pavarura eshte detyrim konstitucional, deri ne kufizat e parashikuara nga legjislacioni. Kushtetuta e RSH, ne menyre te qarte e ndalon shkrirjen ne nje, te MB me organin e hetimit penal. Ndryshe, askush nuk mund te ndale Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, nga tejkalimi i kompetencave, le te themi, nga pergjimi ilegjitim i cdo qytetari”, shkruan Gurakuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here