Zbulohet e fshehta: Traktati i miqësisë Greqi-Shqipëri skadoi më 31 janar

0
650
Më 31 janar përfundoi Traktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë i nënshkruar në 31 mars të vitit 1996. Këtë e bëri të ditur dje Elida Petoshati, drejtore e drejtorisë së Rajonit dhe Fqinjëve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Petoshati shtoi se rinovimi dhe pasurimi i këtij traktati është pjesë e paketës së bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Petoshati ka qenë një nga pjesëmarrësit e më shumë se 10 takimeve dhe bisedimeve të palës shqiptare që ka zhvilluar me palën greke si pjesë e paketës dy palëshe për zgjidhjen e shumë çështjeve mes dy vendeve. Lidhur me kufirin detar Petioshati tha që gjithçka që flitet është në kuadrin e bisedimeve dhe palët nuk kanë bërë marrëveshje.

Në fakt skadimi kohor i këtij traktati si forma më e lartë e bashkëpunimit mes dy shteteve ka kaluar në heshtje dhe arsyet nuk dihen. Edhe pse Greqia mbante ende ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940 më 31 mars të vitit 1996, në kohë kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe Sali Berisha president I Republikës, nënshkroi Traktatin e Miqësisë. Për afro 22 vjet ky traktat ishte në fuqi dhe komentohej si një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë shqiptare por edhe asaj greke. Madje sa herë diskutohej dhe përmendje ligji I luftës, pala greke argumentonte se ky ligj ishte nul për faktin se mes dy vendeve ekziston Traktati I miqësisë mes dy vendeve si forma më e lartë e bashkëpunimit. Por aktualisht ne jemi në stadin që ky traktat nuk ekziston për shkak të skadencës dhe e vetmja gjë që është aktualisht në fuqi është ligji i Luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.

Por historia e vetë Traktatit është një ligj që nuk është zbatuar, sidomos nga pala greke. Në vitin 2016 qeveria shqiptare dhe qeveria greke nisën bisedimet dy palëshe për të zgjidhur një sërë problemesh të mbetuar pezull. Mes tyre ishte edhe rinovimi i Traktatit të Miqësisë. Në atë kohë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se “ne duam të ripërtërijmë, për të përmirësuar atë” , por tashmë kanë kaluar 48 orë nga skadimi i këtij traktati dhe aktualisht e vetmja gjë e shkruar zyrtare është ligji i Luftës që Greqia ende e ka në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here