Përkeqësimi i motit, pa energji elektrike disa zona rurale, OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm…

0
842

 

Si pasojë e kushteve të vështira të motit ku në disa zona janë rikthyer përmbytjet ka mungesa të energjisë elektrike në disa zona.

OSHEE bën me dije rreth 90% e defekteve janë shfaqur në zonat rurale.

Njoftimi i plotë i OSHEE:  

OSHEE po ndjek me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse. Në gatishmëri janë vendosur rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Rajonet më të prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, hasim në vështirësi për riparimin e defekteve, sidomos në zonat rurale ku kryesisht linjat janë ajrorë dhe terren i lagësht. Theksojmë se për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here