Tritoli në farmacinë e babit të Tahirit, i akuzuari Bruka kërkon dëmshpërblim…

0
1054

 

I akuzuari për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish ministrit Saimir tahiri, Baftjar Bruka kërkon dëmshpërblim për kohën e qëndrimit në paraburgim.

Bruka u soll nga Suedia si i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur në shkurt të vitit 2015.

Në atë kohë, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u cilësuan si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Por tani që Prokuroria ka deklaruar se nuk gjeti prova dhe motive për ngjarjen, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë. Çështja e dëmshpërblimit do të gjykohet në Gjykatën Administrative Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here