Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë ne fuqi vendimin per sekuestrimin e pronave te familjes Balili

0
757

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendois ditën e sotme të lejë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për sekuestrimin e pronave të familjes së Klement Balilit në Sarandë.

Mes pronave të sekuestruara është hoteli luksoz “Santa Quaranta”, disa apartamente, troje dhe dyqane në pronësi të familjarëve të Balilit.  Sakaq, Krimet e Rënda kanë bërë një letërporosi Greqisë për Kelment Balilin, duke kërkuar të dhëna nga shteti grek, për të mbrojtur procesin.

Ndërkohë kërkojnë dhe përgjigje për letërporosinë e parë, pasi pretendohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe asnjë të dhënë.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here