Propozimi/ Vendet e Ballkanit të ftohen në samitet e BE-së para anëtarësimit…

0
840

 

Disa prej vendeve anëtare të BE-së kanë propozuar që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në samitet e BE-së një herë në vit edhe para se ato të anëtarësohen në Union.

Sipas Reuters, ky propozim synon që BE të përmirësojë imazhin e vet në Rajon,  pas shumë vitesh neglizhence, por edhe të luftojë influencën ruse dhe kineze.

Reuters shkruan se BE po synon të anëtarësojë Serbinë dhe Malin e Zi deri në vitin 2025.

Në favor të samiteve të përbashkëta BE –Ballkani Perëndimor janë shprehur Austria, Republika e Cekisë, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Përkrah tyre do të ulen përfaqësuesit e shteteve të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e këtyre shteteve do të lejohen të marrin pjesë në takimet që kanë të bëjnë me mjedisin, shëndetësinë, transportin dhe politikën e jashtme.

Përvec kësaj BE po synon që ndërmjet vendet e Ballkanit me një popullsi 18 milionëshe të mos aplikohet sistemi i roamingu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here