Botërori 2022, si po kontribuojnë mijëra shqiptarë në ngritjen e stadiumeve në Katar

0
891

 

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ibrahim Hashim al Sada në një intervistë tha se janë mijëra shqiptarë që po punojnë në Katar në ndërtimin e stadiumeve të reja për Botërorin 2022.

Ai evidentoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa thekson vullnetin për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin.

“Ekziston dhe një Marrëveshje e Përbashkët Bashkëpunimi midis dy vendeve për punësimin e shqiptarëve në shtetin e Katarit. Në fakt, nuk ka statistika zyrtare për numrin e punëtorëve shqiptarë në Katar për shkak se disa hyjnë e të tjerë dalin sipas vëllimit të punimeve, por në total numri i tyre i kalon disa mijëra.

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj” ka zbuluar Hashim në intervistën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here