Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja e lartë e LSI…

0
1274

 

Është ndarë nga jeta para kohe zyrtarja e lartë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luzhiana Abazi.

Abazi është një nga emrat e spikatur të kësaj force politike, ndërsa së fundmi ka pasur detyrën e drejtoreshës së shërbimit spitalor.

Ajo prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë, por duket se e ka mposhtur duke i marrë jetën në moshë të re.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga një tjetër aktiviste e këshilltare e LSI-së, Elona Guri në rrjetet sociale.

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Guri. 

Abazi njihet edhe si aktiviste e LSI-së dhe njëherësh një mjeke e njohur në kryeqytet, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës.

Po ashtu për pesë vite me rradhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe pjesë e Kryesisë së LSI-së.

IMG_3063.jpg

 

IMG_3062.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here