Ndërroi jetë nga semundja e rëndë zyrtarja e lartë e LSI, kush ishte Luzhiana Abazi…

0
761

 

Një nga emrat më të spikatur të LSI, Luzhiana Abazi është ndarë nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të pashërueshme.

Abazi ishte një pedagoge e njohur e fakultetit të Mjeksisë dhe mbajti shumë funksione të rëndësishme gjatë kohës që përfaqësonte LSI.

KUSH ISHTE LUZHIANA ABAZI

Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.

Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhes 1996-1998  ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal

Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane.  Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar  detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.

Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e  ne vazhdim  ajo eshte  anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here