Sinjalistika përpara godinave shkollore eshte kthyer ne nje makth jo vetem per nxenesit por edhe per prinderit.Nje nder keto institucione eshte edhe shkolla 9-vjecare “Deshmoret e Prishtines”. Ata thone se detyrohen cdo dite qe te përcjellin dhe te marrin nga shkolla femijet, pasi rreziku nis qe nga dera e shkolles. Aty mungon sinjalisitika, dhe per me teper rruga e amortizuar ka veshtiresuar akoma me shume qarkullimin.
Ky nuk eshte rasti i pare ku nje institucion shkollor nuk ka asnjë sinjalistike, apo ku oborri përpara shkolles kthehet ne vend-parkim, e aq me teper e gjithe kjo e ndihmuar nga gropa te pafundme pergjate gjithe aksit nga Busti i Isa Boletinit e deri tek stacioni i trenit. Ndersa sipas prindërve prej muajsh nuk ka me as patrulle policie.